Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj vijnë me këngën e re “All your lovin”

Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj vijnë me këngën e re “All your lovin”

Ashtu siç paralajmëruan prej disa ditësh, Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“All your lovin” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Elinel, Dafina Zeqiri dhe Ron Zaiti, kurse këta të fundit u përkujdesën edhe për vijën melodike.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi ndërkohë është bërë nga Deard Sylejmani, i cili gjithashtu qëndron prapa të gjitha projekteve të grupit Moneyz.

Videoklipi është realizuar nga produksioni i njohur shqiptar, Entermedia.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja duhet theksuar që janë shfaqur shumë të afërt në videoklip, ndonësë kanë dëshmuar se ruajnë një miqësi të mirë.

Besohet që do të pëlqehet kënga nga publiku e fansat e tyre. 

LEXO EDHE:

Back to top button