UEFA akuzohet për diskriminim të tifozëve me aftësi të kufizuara

UEFA është akuzuar për diskriminim pasi vetëm 93 pozita për invalidë u ndanë për finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës mes Liverpulit dhe Real Madridit.

“Stade de France” me kapacitet prej 81,000 ulëseve është reduktuar në 75,000 vende për finale, por mungesa e ulëseve për tifozët me aftësi të kufizuara, vetëm 38, për secilin klub, tani është kritikuar nga Shoqata e Mbështetësve me Aftësi të Kufizuara të Liverpullit.

UEFA pretendon se numri i vogël është për shkak të arsyeve funksionale, por Ted Morris, sekretari i Shoqatës së Mbështetësve me Aftësi të Kufizuara të Liverpoolit, tha se kjo gjë është e papranueshme.

“Nuk mendoj se kemi pasur një finale të Ligës së Kampionëve që mund të mbajë 500 tifozë invalidë dhe kjo ishte një mundësi e madhe. Është një rast i qartë diskriminimi. Nëse është për arsye komerciale, atëherë kjo është e përbuzshme”, tha Morris.

UEFA tha se zakonisht do të ishte në gjendje të ndante një numër më të madh të ulëseve, por që kjo gjë nuk ishte e mundur në këtë rast.

LEXO EDHE:

Back to top button