“Një derbi për mua, luajnë dy nga ekipet më të mira në botë”

Sulmuesi i Bajern Munihut, Hari Kejn, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Një përballje mes dy ekipesh favorite për të fituar si në kampionatet përkatëse ashtu dhe në Europë.

 

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Nëse Arsenali është kryeson në Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligë, ka një arsye: ata janë një ekip shumë i fortë. Do të duhet të jemi të përqendruar në çdo zonë të fushës dhe ta bëjmë të vështirë për ta që ta rimarrin topin”, tha Kejn.

 

“Duhet të shfrytëzojmë pikat tona të forta, duke filluar me presionin. Dy nga ekipet më të mira në botë do të jenë në fushë. Kur isha te Spurs, shënimi i golave ​ndaj Arsenal ishte gjithmonë një moment i shkëlqyer. Por tani nuk bëhet më fjalë për mua kundër Arsenal, por për Bajernin kundër Arsenalit”, shtoi sulmuesi i bavarezëve.

 

“Jam në formë të mirë: dua vetëm të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola. Arsenal ka shumë lojtarë të fortë dhe e dinë mënyrën tonë të presionit dhe fitimit të topit. Do të jetë një betejë dhe gjithçka do të vendoset nga kush mund të luajë më mirë në hapësira të ngushta,” tha në fund Kejn.

LEXO EDHE:

Back to top button