Dyshoni se dikush është i kyçur në Facebook-un tuaj? Kontrolloni shpejt vetëm me disa hapa

Facebook ofron mundësi të thjeshta verifikimi dhe mbrojtjeje nëse dyshoni se dikush po ju spiunon dhe po përdor llogarinë tuaj.

Facebook ofron mundësi të thjeshta verifikimi dhe mbrojtjeje nëse dyshoni se dikush po ju spiunon dhe po përdor llogarinë tuaj.

Përmes kësaj veçorie, mund të shihni pajisjet në të cilat llogaria juaj është aktive, si dhe vendndodhjen, llojin e pajisjes dhe kohën e hyrjes.

Kontrollimi i pajisjeve në një kompjuter

Kyçu në Facebook nëpërmjet një shfletuesi, pastaj shko te Cilësimet > Siguria dhe Hyrja. Klikoni aty ku jeni kyçur për të parë të gjitha pajisjet në të cilat llogaria juaj është aktive. Këtu mund të shihni datën, orën dhe vendndodhjen e hyrjes suaj, dhe opsioni për të dalë nga të gjitha seancat ju lejon të mbroheni nga qasja e paautorizuar.

Kontrolloni përmes aplikacionit celular

Në aplikacion, klikoni tre vijat horizontale në këndin e poshtëm djathtas, pastaj shkoni te Cilësimet > Siguria > Siguria dhe hyrja. Këtu do të shihni seksionin ku jeni identifikuar dhe mund të kontrolloni pajisjet, datën dhe vendndodhjen e hyrjeve tuaja. Gjithashtu mund të dilni nga të gjitha seancat nëse vini re diçka të dyshimtë.

Kjo procedurë ju lejon të mbroni profilin tuaj dhe të ndërmerrni veprime nëse vini re akses të paautorizuar.

LEXO EDHE:

Back to top button