Një ditë pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e bixhozit online, platformat vazhdojnë të jenë aktive
Një ditë pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e bixhozit online, platformat vazhdojnë të jenë aktive
Një ditë pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e bixhozit online, Video Lotaria e Re Shtetërore NOVO VLT vazhdon të jetë funksionale, shkruan Alsat.
Në faqen e tyre të internetit, akoma ka qasje në bixhoz.
E njëjta situatë është me Video Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë- Kazinos Austria. Platforma e tyre 2ëin.mk akoma vazhdon të jetë funksionale edhe pse me vendim të Qeverisë u obligua që ta heq nga funksioni dhe të ndërmerr hapa për rregullimin e funksionimit të saj në përputhje me dispozitat e interpretuara të Ligjit mbi lojërat e fatit.
Nga ky subjekt në rrethana jo zyrtare na është thënë se ditëve në vijim, në përputhje me afatet ligjore do të veprojnë në përputhje me vendimin e Qeverisë. Licenca e tyre për organizimin e lojërave të fatit online ka skaduar në vitin 2017.
Sipas të dhënave të Lotarisë Shtetërore, rreth 80 mijë qytetarë janë të regjistruar në platformat online, prej tyre mbi 50 mijë në platformën 2ëin.mk. Procedura e tërheqjes së parave apo depozitave nga platformat mund të zgjasë të paktën një muaj.
Vendimi i Qeverisë çon në mbyllje totale të paktën 2.000 platforma online për rregullimin e lojërave të fatit online, ndërsa domeni i vetëm që do të jetë i qasshëm e që është në pronësi të plotë të Lotarisë Shtetërore është megaëin.mk
Ndërkohë pushteti akoma nuk ka planin konkret se si do të vazhdon tutje drejt tkurrjes së industrisë së kazinove, siç thonë ata deri në 70 për qind.
VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN në disa paraqitje kanë deklaruar se do të ketë një zgjidhje ligjore përmes të cilës do të ulet numri i kazinove deri në 70 për qind, por prioritet sipas tyre ka pasur mbyllja e bixhozit online.
Zgjidhja e re ligjore jo zyrtarisht do të përfshirë kufizimin e pikave në bazë të një licence, distancimin e tyre nga objektet e rëndësisë së veçantë, objektet shkollore dhe objekteve fetare./ Alsat.mk