Psikologët mirëpresin vendimin e Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit online

Psikologët mirëpresin vendimin e Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit online

Gazetare: Ajnur Bafqari

Lojërat e fatit janë shumë të rrezikshme për të rinjtë, thonë psikologët të cilët vlerësojnë se pasojat mund të jenë afatgjate, shkruan Alsat.

Psikologët përshëndesin vendimin e Qeverisë për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit online.

Fatime Ziberi thotë se lojërat e fatit dëmtojnë shumë psikologjinë e të rinjëve duke krijuar varësi tek ata.

“Ato që kanë qenë online, kanë qenë jashtë kontrolle, se fizikisht duken lartë poshtë gjërat, por onlinë ka qenë më e vështirë që të observohen gjërat, të ketë një pasqyrë…Psikologjikisht ndikojnë shumë negativisht, por ajo që bën më shumë probleme këtu është se efektet shihen shumë më vonë, nuk është si një lëndim fizik që ti lëndon diçka dhe përnjëherë e ke. Lojërat e fatit janë akoma më të rrezikshme pasi janë shumë tërheqëse për fëmijët…Ka shumë raste që prindërit raportojnë se për shkak të këtyre lojërave, fëmijët tani kanë të gjitha kartelat e bankave edhe në telefon dhe raportojnë edhe për humbje financiare që vërehen shumë në fillime dhe kjo shkakton edhe konflikte në familje…”, tha Fatime Ziberi, psikologe.

Ziberi thotë se lojërat e fatit krijojnë një zinxhir pasojash, fillimisht individuale, pastaj në familje, shkollë dhe më pas në të gjithë shoqërinë.

“Ajo që është më e keqja është se pastaj këta të rinj, kur të bëhen të rritur e vazhdojnë të njejtën, atëherë është problem tjetër pasi nuk japin më përgjegjësi vetëm për veten por krijojnë familjet e tyre… Në fillim ata fitojnë, duke menduar se gjithmonë do të jetë e njejta…dhe  në kërkim të kësaj ndjesie ata vazhdojnë, kjo I ngërthen në shprehi, në varshmëri, që fatkeqësisht ka shumë raste ku kanë humbur shumë, kanë humbur shtëpitë, familjet, pronat dhe është pak e trishtë të thuhet se ka qenë shkaktarë I shumë mendimeve për t’I bërë keq vetes dhe famijes”, u shpreh Fatime Ziberi, psikologe.

Qeveria në seancën e fundit solli vendim për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit online. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button