Një ekip amerikan po heton korrupsionin në vend, qytetarët kërkojnë forcimin e Institucioneve vendore

Një ekip amerikan po heton korrupsionin në vend, qytetarët kërkojnë forcimin e Institucioneve vendore

Gazetare: Ajnur Baqari

Qytetarët e mirëpresin idenë që ekipi nga Uashingtoni të kryejë hetim të korrupsionit te funksionarët. Thonë se ndihma nga jashtë për të luftuar këtë dukuri mund të jetë zgjidhje e përkohshme e problemit. Kërkojnë nga institucionet ta kryejnë punën si duhet.

“Sa i përket korrupsionit, puna vërtet nuk është e mirë, nëse duhet të vjen prej jashtë dikush, ose të ketë zëvendësim, nuk e di sa është mirë kjo, pasi që ai që do të vijë është ose për një kohë të caktuar, mund të bëjë diçka por do të jetë momentale, puna është që diçka të ndryshohet, të ketë mjaftueshëm vetëdije dhe të ndryshohet ajo. Nuk është zgjidhje që dikush prej jashtë të vijë”.

“Vërtet duhet prej Brenda, vetë ne, shteti të mbledh forcat, të gjejë mënyrë që ta zmbraps korrupsionin”.

“Nëse tanët nuk janë të aftë, atëherë le të shkojnë, le të vijnë nga Uashingtoni nuk ka problem, megjithatë këta të mos marrin para për asgjë, ulen të karrige, marrin para dhe nuk punojnë asgjë”.

“Ndihma nga jashtë, nga ekspertët të mirënjohur në këtë drejtim do të ishte e mirëseardhur, kuptohet se pikë së pari ne si shtet, si institucione duhet ta bëjmë detyrën tonë”.

“Definitivisht, nëse do ta kryenin punën nuk do të nevojitej ndihmë nga jashtë”.

Për një pjesë të qytetarëve ky paralajmërim është shumë shpresëdhënës dhe mendojnë se ky ekip do të ketë sukses.

“Do ta shohim të gjithë bashkërisht sepse e dimë që prej pavarësimit të Maqedonisë në vitet e 90-ta deri më sot, nuk kemi parti dhe politikanë të cilët nuk janë të korruptuar, shpresoj që korrupsionit t’i japim fund këtu dhe të ndalojë migrimin që ka marr hov, që besoj se nuk është më ekonomikë, çdokush ik nga korrupsioni”.

“Nëse e marrin seriozisht mund të ketë rezultate, por ato nuk varen vetëm nga ata, por varen edhe nga udhëheqësia e shtetit. Kam besim unë, veçanërisht nëse amerikanët e marrin përsipër”.

“Nëse është e sigurt se vijnë amerikanët, me siguri që do të ketë rezultat”.

“Ata gjithmonë janë mundu që Ballkanin ta rregullojnë, por Ballkanin e dimë se Ballkan është, por është një iniciativë shumë e mirë dhe dashtë Zoti të ketë sukses”.

Por disa nga qytetarët këtë çështje e shohin me skepticizëm.

“Unë vlerësoj se kjo është një lojë e madhe e globalizmit e faktorit global, gjegjësisht rendit të ri botëror, ku ne duam ose jo ndodhemi në epiqendrën e saj. Vlerësoj dhe jo vetëm vlerësoj por jam I sigurt se ky është një truk i formalizuar, në raport me faktorin global. Nuk do të ndihmojnë, këto janë tentime eksperimentale me minj në ndonjë laborator”.

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler tha se në Shkup ka arritur një ekip amerikan që në mënyrë më agresive do të hetojë korrupsionin tek funksionarët e kaluar dhe ata aktual. Ambasadorja tha se sektorit të drejtësisë i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button