Panairi i karrierës në UEJL, Bexheti: Të krijojmë profile për tregun e punës

Panairi i karrierës në UEJL, Bexheti: Të krijojmë profile për tregun e punës

Dhjetëra kompani sot në kuadër të panairit të karrierës në universitetin e Evropës Juglindore, promovuan ofertat e tyre për punësim apo praktikë për studentët e këtij universiteti. Qëllimi i këtij panairi që po realizohet tash afro dy dekada, sipas rektorit të UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, është që të krijohet një balancë mes punëdhënësve respektivisht kërkesës së tregut të punës dhe kërkuesve të punës. Kjo sipas Bexhetit, ndihmon edhe Universitetin për krijimin e kuadrove të reja, në lëmin që kërkon tregu i punës.

“Prezenca e juaj së pari na ndihmon por edhe na korrigjon për kërkesat tuaja si nevojë e komunitetit të biznesit. Shërbimi jonë i karrierës po bën përpjekje që ta mbaj gjithnjë e më aktiv këtë trekëndësh që tashmë e kultivojmë brenda mundësive tona, gjithnjë në kooperim të ngushtë me kompanitë, së pari për të parë nevojat e tyre, për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe së treti për të kontaktuar studentët tonë potencial, të punësuarit tuaj jo vetëm për punësim, por njëkohësisht edhe për punë praktike. Tregu i punës njëkohësisht kërkon mbi dhjetë mijë vende pune në nivel shteti, ndërsa në anën tjetër ka dhjetëra mijëra që kërkojnë punë. Kjo asimetri është indikator për ne të arsimit të lartë se duhet të krijojmë profilet e nevojshme për ju dhe komunitetin në përgjithësi”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button