Një fëmijë tre vjeçar që drejton një Ferrari 1000 kuaj fuqi

Një fëmijë tre vjeçar që drejton një Ferrari 1000 kuaj fuqi

Tre vjeçari Zayn Sofuoglu është sensacioni më i fundit në rrjetet sociale. Edhe pse është vetëm tre vjeç, ai ka përjetuar më shumë se shumica e të rriturve gjatë gjithë karrierës së tyre të vozitjes. Por shumë dënojnë dhe kritikojnë prindërit që e lejojnë ta bëjë këtë sepse e vënë në rrezik.

I vogli nget rregullisht lodra për të pasurit. Për të nuk është problem të ulet pas timonit të një motoçiklete dhe i duhet ndihmë vetëm kur nis. Për të drejtuar një Ferrari, ai as nuk ka nevojë për këtë ndihmë. Duke qenë se ai nuk mund të shohë mbi timon, ai ka në dispozicion një ekran të kamerës përmes së cilës drejton me sukses makinën.

Babai i tij, motoçiklisti Kenan Sofuoglu, ka besim të plotë tek ai dhe e lejon të drejtojë një Ferrari SF 90 Stradale, i cili ka pothuajse 1000 kuaj fuqi. Ai pohon se djali i tij drejton makinën në mënyrë perfekte, por edhe se të gjitha videot janë regjistruar në kushte të kontrolluara. Çfarëdo që të thotë kjo.

visordown

 

LEXO EDHE:

Back to top button