Një frut që do t’ju ndihmojë të ulni presionin e lartë të gjakut

Monitorimi i asaj që hani dhe pini luan një rol të rëndësishëm në uljen e presionit të lartë të gjakut. Një ushqim në veçanti mund t’ju ndihmojë të zgjidhni këtë problem shëndetësor.

Bananet janë numër një kur bëhet fjalë për frutat që kanë aftësinë për të ulur presionin e gjakut, thotë dietologia Brittany Dunn për revistën Eat This, Not That.

Bananet janë të pasura me kalium, i cili redukton efektet negative të natriumit në trup. Kaliumi gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut të goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës. Një banane e vogël përmban afërsisht 420 mg kalium.

Ky ushqim përmban edhe një sasi të madhe të elektroliteve të tjera, të cilat ruajnë punën e sistemit nervor dhe rregullojnë nivelin e lëngjeve të trupit. Prandaj, elektrolitet përfshijnë: kalcium, magnez, natrium, kalium dhe klorur.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se është e rëndësishme të gjeni rrugën e mesme. Të hash shumë pak kalium dhe shumë natrium në fakt rrit presionin e gjakut. Të rriturit duhet të marrin 3500 – 4700 mg kalium dhe 2300 mg natrium në ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button