Një gol mjaftoi Hajdukut të eliminojë Renovën

Skuadra e Renovës nuk arriti të kalojë në raundin e tretë të Ligës Europa, pasi që në sfidën me Hajdukun e Kroacisë, u mund minimalisht me 0-1. Momenti vendimtar I takimit ishte në minutën e 5-të, kur Caktash u fut në zonë, I pambaluar, dhe me kokë shënoi golin e vetëm, që siguroi kualfikimin në raundin e tretë në Ligën Evropa.

Nëse pjesa e parë ishte në të mirë të skuadrës kroate, mirëpo në vazhdim skuadra e Renovës tregoi më shumë dhe solli disa situata delicate para portës së Hajdukut, por për fat të mysafirëve, asnjëra prej tyre nuk ndryshoi shifrat përfundimtare.

LEXO EDHE:

Back to top button