Një grua ka “vdekur” 10 herë deri më tani, por sërish gjendet mes nesh dhe gëzon pensionin

Një grua ka “vdekur” 10 herë deri më tani, por sërish gjendet mes nesh dhe gëzon pensionin

Një grua në SHBA e cila vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës ka vdekur 10 herë në 19 vjet. Pavarësisht kësaj, ajo vijon të jetojë e qetë me problemin e saj edhe tani që është 63 vjeç dhe ka dalë në pension.

Sipas Dailymail, ish-mësuesja 63-vjeçare vuan nga kardiomiopatia hipertrofike, një sëmundje e muskujve të zemrës që prek një në 500 amerikanë dhe britanikë. Mjekët e diagnostikuan atë në vitin 2003 dhe i vendosën në zemër një defibrilator kardioverter, i cili është një pajisje që rikthen zemrën në aktivitet nëse ajo ndalon së rrahuri.

Zakonisht ato përdoren vetëm një herë në jetën e pacientit. Por kjo grua e veçantë, nga Duluth, Minesota, u shpëtua 10 herë gjatë një periudhe prej 19 vjetësh, përcjell abcnews.al.

Zemra e saj pushoi së rrahuri për 18 sekonda në një rast.

Në fakt, një pajisje e ngjashme iu vendos edhe futbollistit danez Christian Eriksen, i cili u rrëzua në fushë kur zemra e tij pushoi së rrahuri për pesë minuta.

Kjo gjendje bën që muskuli i zemrës të bëhet tepër i ngurtë, duke e bërë më të vështirë pompimin e gjakut nga zemra në zona të tjera të trupit. Sëmundje të tilla shkaktohet nga mutacione gjenetike dhe transmetohet në familje. Sipas studimeve, fëmijët e të paktën njërit prej prindërve që kanë këtë sëmundje kanë 50% shans që ta transmetojnë atë. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button