Një imazh i rrallë hapësinor i hënës së Jupiterit Amalthea

Sonda Juno e NASA-s kapi Jupiterin gjatë fluturimit të tij të 59-të afër planetit gjigant. Në një imazh të Njollës së Madhe të Kuqe, papritur, shihet hëna e vogël Amalthea

Sonda Juno e NASA-s kapi Jupiterin gjatë fluturimit të tij të 59-të afër planetit gjigant. Në një imazh të Njollës së Madhe të Kuqe, papritur, shihet hëna e vogël Amalthea…

Trupi ka një diametër prej vetëm 84 kilometrash, dhe në imazh ndodhet pranë Njollës së Kuqe. Amalthea, meqë ra fjala, është një nga objektet më të nxehta në Sistemin Diellor dhe vëzhgimet e deritanishme tregojnë se ajo lëshon më shumë nxehtësi sesa merr nga Dielli. Kjo mund të jetë për shkak të fushës së fuqishme magnetike të Jupiterit, për shkak të së cilës ngarkesa e rrymave elektrike në thelbin e kësaj hëne është më e lartë.

Juno (NASA): Amalthea

Zbulimi i fotografisë u bë nga shkencëtari i pavarur Gerald Eichstadt, i cili përdori të dhëna të papërpunuara nga kamera Junocam e sondës.

Anija kozmike Juno ka shtatë vjet që rrotullohet rreth Jupiterit. Anija kozmike studion origjinën dhe zhvillimin e atij planeti duke vëzhguar bërthamën e tij, duke hartuar fushën magnetike, duke matur nivelet e ujit, amoniakut në atmosferë etj. Ndër zbulimet është se në planet ka shtresa uji nën retë dhe erërat. Juno studion gjithashtu satelitët dhe unazat natyrore të Jupiterit.

Misioni pritet të zgjasë edhe një vit, derisa të digjet kur të afrohet shumë me atmosferën e planetit gjigant të gazit.

LEXO EDHE:

Back to top button