Një javë me zhvillime dramatike është shënuar për dy “titanët e teknologjisë” Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

Një javë me zhvillime dramatike është shënuar për dy “titanët e teknologjisë” Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

Paditë ndaj kompanisë Tesla nuk munguan edhe këtë herë nga ku së paku tre shoferë akuzuan prodhuesin se kishte gënjyer për gamën e veturave të saj. Tre shoferë ngritën një padi kolektive në shtetin e Kalifornisë, ku thanë Tesla e kishte ekzagjeruar gamën e automjeteve.

Përkundër kësaj, një zhvillim tjetër ndodhi tek kompania tjetër e Elon Musk, X (ish Twitter), kur kjo e fundit paditi një organizatë jofitimprurëse e cila kishte publikuar një studim lidhur me gjuhën e urrejtjes në platformë.

Padia pretendon se, përveç grumbullimit të paligjshëm të të dhënave nga Twitter, raportet “të rreme” të organizatës i kushtuan X dhjetëra milionë të ardhura të humbura nga reklamat.

Përveç këto dy ngjarjeve, Musk u bë kryetemë përsëri këtë javë për shkak të një raporti në medie ku flitej për një ndikim indirekt të tij në luftën e Ukrainës.

Raporti zbuloi se Musk — përmes shërbimit të internetit satelitor Starlink — ishte në gjendje të ushtronte një element kontrolli mbi përpjekjet e luftës në Ukrainë.

Por, nuk ishin vetëm këto ngjarje dramatike që definuan javën e Elon Musk, pasi ky i fundit dha një lajm të mirë, për kompaninë e tij Tesla.

Sipërmarrësi njoftoi se kompania është afër finalizimit dhe zgjidhjes së problemit të teknologjisë së saj të vetë-drejtimit të plotë (Full Self-Driving).

Në anën tjetër, java si duket nuk duket që ka shkuar mirë për shefin e kompanisë Meta, Mark Zuckerberg.

Kjo për shkak se platforma e tij e sapolansuar, Threads, që do t’i bënte konkurrencë rrjetit social (ish-Twitter) nuk është duke pasur sukses siç është pritur.

Ndonëse, në më pak se një javë pas lansimit, 100 milionë përdorues u regjistruan në platformë, numri i përdoruesve të aplikacionit ka rënë që atëherë.

Numri i përdoruesve aktivë ditor të Threads ka rënë rreth 82 për qind; koha mesatare e shpenzuar në aplikacion gjithashtu ka rënë nga rreth 20 minuta në pak më pak se tre minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button