Një javë pune katërditore mund të shpëtojë planetin. Tingëllon mirë, apo jo?
Një javë pune katërditore mund të shpëtojë planetin. Tingëllon mirë, apo jo?

Java e punës katërditore është bërë një temë e njohur në mbarë botën këtë vit. Imagjinoni sikur çdo fundjavë të zgjatej për ju ose çdo të mërkurë të kishit mundësinë të “përgjysmoni” javën dhe të pushoni, dhe gjithçka pa ulje page. Tingëllon mirë, apo jo?
Koncepti tashmë është duke u testuar në shumë kompani në mbarë botën dhe rezultatet e një studimi mund ta popullarizojnë më tej këtë model pune.
Gjegjësisht, hulumtimet kanë treguar se java katërditore e punës ndikon pozitivisht në mjedis.
12 vite më parë, bashkëthemeluesit e kompanisë britanike ekologjike për mbrojtjen e mjedisit “Tyler Grange” bënë një lëvizje që shkaktoi habi në atë kohë. Kompania u dha të gjithë punonjësve një ditë pushim në muaj për vullnetarizëm. Produktiviteti nuk ra, punonjësit ishin më të kënaqur dhe eksperimenti ishte i suksesshëm.
E njëjta kompani vitin e kaluar mori pjesë në eksperimentin më të madh të konceptit të javës katërditore të punës, ku morën pjesë rreth 70 kompani nga Britania e Madhe. Pas periudhës së provës, kompanitë përmendën përfitime të tilla si rritja e produktivitetit dhe kursimet e konsiderueshme financiare për punonjësit. 56 prej tyre, pra rreth 80 për qind e të gjitha kompanive që morën pjesë, thanë se do ta mbajnë javën katërditore të punës edhe pas anketës.
Produktiviteti u rrit me 22 për qind dhe ngasja u ul me 10 deri në 27 për qind

Foto: Pixabay
Rezultatet ishin të mahnitshme. Numri i kilometrave të përshkuar me makinë ra me rreth 21 për qind, pasi u përjashtuan takimet dhe udhëtimet e tjera jo thelbësore. Një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuon në përfitimet klimatike të javës katërditore të punës është ulja e udhëtimit. Në Britaninë e Madhe gjatë periudhës pilot u ul me 10 për qind: nga 3.5 orë në 3.1 orë dhe në Shtetet e Bashkuara me 27 për qind.
Njerëzit e kalojnë kohën e lirë në aktivitete që nuk ndotin mjedisin
Hulumtimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë treguar se shumë njerëz po përdorin kohën që përndryshe do ta shpenzonin duke punuar dhe udhëtuar në aktivitete me nivel të ulët të karbonit, si ecja ose hobi në shtëpi. Gjithashtu, të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar treguan se një ndryshim në një javë më të shkurtër pune çoi në një rritje të sjelljeve pro-mjedisore: pjesëmarrësit e anketës shpenzuan më shumë kohë duke u bërë vullnetarë për shkaqe mjedisore, ishin më të kujdesshëm me riciklimin dhe blenë produkte të gjelbra.
Më pak konsum energjie në qendrat e të dhënave
Një tjetër efekt interesant në mbrojtjen e mjedisit u vu re. Emetimet e dioksidit të karbonit që lidhen me dërgimin dhe ruajtjen e të dhënave janë reduktuar ndjeshëm. Çdo qendër e madhe e të dhënave mund të përdorë të njëjtën sasi energjie elektrike si 50,000 shtëpi, kështu që kjo ishte një tjetër fitore e rëndësishme. Natyrisht, jo të gjitha industritë mund të funksionojnë me një javë pune katër-ditore, por ato që funksionojnë mund të shohin qartë efektet pozitive.