Një mëngjes i bollshëm bën të mundur konsumimin e dyfishtë të kalorive

Një mëngjes i bollshëm bën të mundur konsumimin e dyfishtë të kalorive

Një mëngjes i bollshëm në vend të një darke të bollshme mund të parandalojë obezitetin dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak, sipas një studimi të përfunduar së fundmi në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.

Studimi u krye me 16 meshkuj të cilët konsumuan një mëngjes me pak kalori dhe një darkë me shumë kalori dhe në fazën e dytë të studimit bënë të kundërtën.

Autorja e studimit, Dr. Juliane Richter nga Universiteti i Lübeck në Gjermani, shpjegoi rezultatet e studimit.

“Rezultatet tregojnë se një vakt i ngrënë në mëngjes, pavarësisht nga sasia e kalorive që përmban, prodhon dy herë më shumë termogjenezë të shkaktuar nga ushqimi sesa i njëjti vakt i ngrënë në darkë”, tha ajo.

Përveç djegies së kalorive dy herë e gjysmë më shpejt te njerëzit që konsumojnë një mëngjes me kalori të lartë dhe një darkë me kalori të ulët, rritja e sheqerit në gjak dhe përqendrimi i insulinës nga ushqimi u reduktua pas mëngjesit në krahasim me darkën.

Rezultatet zbuluan gjithashtu një lidhje midis konsumimit të një mëngjesi me pak kalori dhe rritjes së oreksit më vonë gjatë ditës, veçanërisht dëshirave për ëmbëlsira.

LEXO EDHE:

Back to top button