Një notare kiliane bëhet personi i parë që ka notuar afro 2.50 kilometra nëpër ujërat e Antarktidës

Një notare kiliane bëhet personi i parë që ka notuar afro 2.50 kilometra nëpër ujërat e Antarktidës

Një notare kiliane është bërë personi i parë që ka notuar afro 2.50 kilometra nëpër ujërat e ftohta të Antarktidës. Bárbara Hernández, 37 vjeç, një notare në ujëra të hapura, arritjet e së cilës përfshijnë një rekord botëror Guinness për kohën më të shpejtë në not në oqean për 1.85 kilometra kishte veshur vetëm një kostum banje standarde kur u fut në ujë. Hernández bëri të ditur se noti i saj, që besohet të jetë një rekord i ri botëror për notin më të gjatë në Antarktidë, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të mbrojtur ujërat e Antarktidës.

“Jam shumë e lumtur dhe kaq e lehtësuar që gjithçka shkoi mirë. Noti në Antarktidë ka qenë një ëndërr që e kam pasur prej vitesh dhe pjesë e ambicies sime të gjatë për të notuar në pjesë të të shtatë oqeaneve të botës”, deklaroi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button