Një pjesë e banorëve të Kuçkovës pa energji elektrike
Pa energji elektrike sot do të mbeten një pjesë e përdoruesve në fshatin Kuçkovë, njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.
“Nga EVN Maqedoni SHA kemi marrë njoftim se më datë 15.04.2026 (e mërkurë), pa energji elektrike do të mbeten: në periudhën nga ora 09:00 deri në 16:00, një pjesë e përdoruesve në fshatin Kuçkovë Komuna e Gjorçe Petrovit”, thuhet në njoftimin e QMK.









