Një plazh nga Shqipëria është në listën e 50 plazheve më të njohura në botë!
Një plazh nga Shqipëria është në listën e 50 plazheve më të njohura në botë!

Platforma botërore e turizmit “Big 7 travel” publikoi listën vjetore me 50 plazhet që janë më të mirat në botë. Lista është formuar në bazë të përshtypjeve të redaktorëve të platformës, popullaritetit në rrjetet sociale dhe sipas flamurit blu.
Në vend të parë është Plazhi i Bardhë në Filipine, në vendin e dytë plazhi Cabo San Juan në Kolumbi dhe në vendin e tretë plazhi Yalousi në Shën Lucia.
Në listën e sivjetshme përfshihet një plazh nga Greqia, por edhe një plazh nga Shqipëria, i cili po bëhet gjithnjë e më popullor për maqedonasit.
Bëhet fjalë për plazhin e Gjipesë, i cili është i rrethuar me kodra dhe aksesi në të cilin nuk ka qenë i lehtë, por siç është paralajmëruar në platformën turistike, ia ka vlejtur mundi për të arritur.
Të gjithë vinin me makinë ose me varkë, uji ishte shumë i pastër dhe kishte shpella përreth. Plazhi është rreth dy orë me makinë nga Valona dhe është në vendin e 22-të në listë.
Kur bëhet fjalë për plazhet greke, në listën e 50 më të mirëve është plazhi Navagio në Zakynthos, në vendin e shtatë, ku mund të arrihet vetëm me varkë dhe lugina e Butterfly-it e Turqisë është në vendin e 17-të.
Këtë vit në listë nuk ka plazhe nga Mali i Zi dhe Kroacia.