Pas Sançezit, Roma kërkon tjetër mesfushor nga PSZH

Renato Sançez pritet që brenda javës të kompletoj transferimin tek AS Roma. Në fakt klubi italian ka arritur marrëveshje me PSZH-në për huazimin e lojtarit për një vit me të drejtë të blerjes në fund të edicionit.

Mediat italiane kanë raportuar se kjo marrëveshje pritet të finalizohet brenda javës ku Sançes do të jetë në Romë për testet mjekësore. Megjithatë jo vetëm Sançes, pasi AS Roma do të marrë një tjetër mesfushor nga PSZH gjatë afatit kalimtar veror.

Nemanja Matiç do të largohet nga Roma për tu bashkuar me Renin dhe skuadra italiane tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij. Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes do t’i bashkohet Romës si huazim nga PSZH për një edicion. Skuadra franceze është gati ta heq Paredesin nga skuadra, pasi ai nuk bën pjesë në planet e Luis Enrikes dhe Roma është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button