Emina Çunmulaj na sjell poza joshëse nga pushimet në Mal të Zi

Emina Çunmulaj na sjell poza joshëse nga pushimet në Mal të Zi

Modelja që jeton dhe ka ndërtuar prej vitesh një karrierë të suksesshme në Amerikë, aktualisht ndodhet bashkë me familjen e saj në Ada Bojana.

Nga atje 38-vjeçarja ka ndarë pamje të tjera atraktive në bikini, ndërsa shihet në super formë.

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja ka pozuar pa makijazh, në disa imazhe të shkrepura në plazh, ku shihet e ulur në një shtrat e veshur me rroba banjë të kaltra dhe një mini-fund shumëngjyrësh.

Për një dukje edhe më të kompletuar, Emina vendosi aksesor ari dhe syze dielli, ndërsa të shumta kanë qenë komentet nga ana e miqve dhe fansave të saj në Instagram.

Ndryshe, theksojmë që modelja nga viti 2015 është e martuar me biznesmenin iranian, Sam Nazarian. Çifti janë prindër të tri vajzave.

LEXO EDHE:

Back to top button