Një qen policie brazilian është bërë sensacion në internet

Një qen policie shpëtimi është bërë maskota e policisë braziliane dhe një nga sensacionet më të mëdha të internetit për momentin.

I quajtur nëntetar Oliveira, qeni erdhi në polici falë oficerit të policisë Cristiano Oliveira, i cili e gjeti në vitin 2019 pranë komisariatit, të braktisur, të plagosur dhe të uritur.

Tani qeni është një pjesëtar i vlefshëm i policisë në Rio de Zhaneiro, i veshur me uniformë policie, syze dhe armë imituese dhe merr pjesë në patrulla.

“E vesha me veshje policie si shaka dhe e fotografova dhe fotoja u bë virale”, tha Oliveira.

Qeni ka edhe profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 118 mijë fansa.

LEXO EDHE:

Back to top button