Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, 187 gjoba në Shkup

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, 187 gjoba në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 187 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 26 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për makina të parregullta të transportit publik, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button