Një rekord prej 48.8 gradë Celsius u mat në Las Vegas
Një rekord prej 48.8 gradë Celsius u mat në Las Vegas
Kjo shifër është nga një stacion matës në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid rreth orës 17:00 me kohën lokale. Me kaq është “thyer” rekordi prej 47.2 gradë.
Zyrtarët thonë se deri më tani në atë qytet amerikan janë matur temperatura të larta në vitet 2021, 2017, 2013, 2005 dhe 1942.
.jpg)
Fotot e një termometri infra të kuqe që tregon temperaturën brenda një makine në diell në 217 gradë Fahrenheit (102.8 gradë Celsius) janë postuar në mediat sociale dhe në llogarinë e Shërbimit Kombëtar të Motit.









