" "
Jemi të sigurt që keni planifikuar një Barbecue për sot dhe çfarë shkon më mirë me mish të pjekur në skarë sesa një sallatë e freskët.
Përbërësit:
- 5 domate
- qepe pranverore
- një copë djathë të fortë
- pak kripë
- 3 lugë vaj
- 1 lugë gjelle mustardë
Përgatitja:
Pritini domatet në copa, grijeni qepën e pranverës. I përziejmë në një enë të thellë, shtojmë djathin e grirë dhe pak kripë. Përzieni vajin dhe mustardën në një tas të vogël, hidheni mbi sallatën, përzieni përsëri dhe shijoni.








