Një shofer autobusi hyri fshehurazi dhe bëri skica të objekteve ushtarake në kazermat e Tetovës
Departamenti i Punëve të Brendshme i Tetovës ngriti kallëzim penal kundër 61-vjeçarit A.Sh. nga fshati Studeniçan i Shkupit, nën dyshimin se ka hyrë pa autorizim në objekte ushtarake, pas së cilës ai ka bërë skica dhe vizatime të zonës ushtarake dhe pajisjeve luftarake.
Sipas informacioneve nga policia, i dyshuari punonte si shofer autobusi për një kompani të angazhuar nga Ministria e Mbrojtjes për transport të organizuar ndërgarnizonal, dhe më 17 shkurt të këtij viti ai hyri në zonën e kazermave në Tetovë.
“Në afërsi të kazermave të Tetovës, ai bëri tre video, të cilat më vonë i ndau nëpërmjet një aplikacioni celular”, thuhet në raportin e policisë.
Sektori thotë se po merren masa për sqarimin e plotë të rastit.








