Një superjaht në vlerë 7 milionë euro digjet nga flakët në Angli – dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen

Një superjaht në vlerë 7 milionë euro digjet nga flakët në Angli – dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen

Ekipet e zjarrfikësve janë aktualisht në portin e Torquay pasi një superjaht 7 milionë euro u përfshi nga flakët.

Sipas një zëdhënësi nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Devon dhe Somerset, pesë makina zjarrfikëse janë në vendngjarje pasi jahti u përfshi nga flakët.

Një dëshmitar tha: “Filloi 15 minuta më parë. Pati shpërthime”.

Tymi është parë në të gjithë Devonin e Jugut dhe deri në Njuton Abbot dhe Shaldon, Angli.

Një dëshmitar e përshkroi zjarrin ‘si një top zjarri’. Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button