Një surprizë nga Dua Lipa, bëhuni gati për një super koncert virtual në fund të muajit

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa ka një surprizë!

Në fund të muajit nëntor, këngëtarja shqiptare do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj. Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë.

Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

 

View this post on Instagram

 

Last chance 2 get your early bird tix TODAY!! ✨‼️‼️‼️dualipa.com/studio2054 @livenowglobal #amexunstaged

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

LEXO EDHE:

Back to top button