Një tërmet i fuqishëm godet ishullin Java të Indonezisë

Një tërmet i fuqishëm godet ishullin Java të Indonezisë

Një tërmet i fuqishëm goditi sot ishullin Java të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Popullata në panik doli në rrugë, por nuk ka raportime për viktima.

Kreu i Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës të Indonezisë, Dwikorita Karnawati tha se nuk ka rrezik për cunami, por paralajmëroi për pasgoditje të mundshme.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte 5.7 ballë ndërsa epiqendra rreth 18 kilometra në juglindje të Banjar, një qytet midis provincave Java Perëndimore dhe Java Qendrore, në një thellësi prej 112 kilometrash.

Në tërmetin 5.6 ballë më 21 nëntor humbën jetën të paktën 331 persona dhe rreth 600 u plagosën në qytetin Cianjur në Java-n Perëndimore. Ishte tërmeti më vdekjeprurës në Indonezi që nga tërmeti dhe cunami në Sulawesi në vitin 2018 kur humbën jetën 4.340 persona.

Ndërtesat e larta në kryeqytetin Xhakarta, u lëkundën më shumë se 10 sekonda ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime në disa zona.

LEXO EDHE:

Back to top button