Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Japoninë

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Japoninë

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur rajonin Kyushu të Japonisë, tha qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti, i cili goditi pjesën më jugore të vendit nga katër ishujt kryesorë të tij, ishte 40 kilometra nën sipërfaqen e tokës, transmeton Telegrafi.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte në bregun lindor të gadishullit Osum, në pjesën jugore të ishullit.

Japonia përjeton tërmete të shpeshta për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Vendi shtrihet në harkun e “Unazës së Zjarrit” të vullkaneve dhe llogoreve oqeanike që rrethojnë pjesërisht pellgun e Paqësorit.

Në vitin 2011, tërmeti vdekjeprurës Tohoku me magnitudë 9.0 dhe cunami vranë rreth 20,000 njerëz dhe shkaktuan shkrirjen e tre reaktorëve bërthamorë në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button