Një trajtim i ri i kthen qelizat agresive të tumorit në muskuj të shëndetshëm
Një trajtim i ri i kthen qelizat agresive të tumorit në muskuj të shëndetshëm

Trajtimi i kancerit agresiv te fëmijët është sfidues. Por një trajtim i ri mund ta ndryshojë plotësisht këtë.
Një grup shkencëtarësh kanë arritur të transformojnë qelizat e rabdomiosarkomës në qeliza muskulore normale dhe të shëndetshme, të cilat mund të kenë implikime të mundshme jo vetëm për këtë sëmundje brutale, por edhe për llojet e tjera të kancerit të njeriut.
Sipas biologut molekular Christopher Vakoch nga laboratori amerikan “Cold Spring Harbor” në Long Island, qelizat e tumorit fjalë për fjalë shndërrohen në muskuj, dhe tumori humbet të gjitha atributet e kancerit dhe nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme. Terapia përfshin detyrimin e qelizave më pak të pjekura që të vazhdojnë të zhvillohen në lloje specifike të qelizave të pjekura të shëndetshme, ndërsa qelizat e kancerit mbeten të pazhvilluara.
Kanceri manifestohet ndryshe në bazë të origjinës së qelizave të mutuara në trup. Rabdomiosarkoma, e cila është më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët, zakonisht shfaqet në muskujt skeletorë pasi qelizat e mutuara shumohen dhe pushtojnë trupin. Ky lloj kanceri është shumë agresiv dhe shpesh fatal, dhe shkalla e mbijetesës për grupin me rrezik të mesëm varion nga 50 në 70 për qind.
Në përpjekjet e mëparshme, Vakoc dhe ekipi i tij përmbysën me sukses mutacionin në qelizat e kancerit të gjetur në sarkomën e Ewing, një tjetër kancer i zakonshëm i fëmijërisë që prek kryesisht kockat. Teknika e re mund të jetë efektive edhe në llojet e tjera të kancerit, për të cilat duhen bërë prova të mëtejshme.