Një truk që zgjidh problemin e mungesës së hapësirës për tharjen e rrobave
Duhet t'ju ketë ndodhur shpesh që të keni larë shumë rroba dhe të mos dini se ku t'i thani.

Megjithëse tharëset janë jashtëzakonisht praktike dhe janë gjithnjë e më popullore për t’u përdorur, shumë njerëz ende i thajnë rrobat e tyre në tarracë, ballkon ose në një raft në apartament.
Një truk që kursen hapësirë për tharjen e rrobave është bërë shumë i popullarizuar në internet. Duke përdorur këtë truk, do të jeni në gjendje të thani të gjitha rrobat tuaja në një raft tharjeje.
Ky është një truk i varjes së rrobave që do të thajë më shumë rroba në të njëjtën hapësirë duke përdorur këtë metodë, dhe kushdo që e ka parë këtë metodë e ka zgjidhur problemin e mbarimit të hapësirës së raftit për tharje përgjithmonë.
Domethënë, sekreti është se në telat e tharjes duhet të përdoren edhe kapëse rrobash, e jo vetëm rrobat të kalohen nëpër tela. Rrobat do t’i rregulloni krah për krah dhe do t’i varni me kapëse rrobash, si në foto.
I hang my shirts like this to save room. A life hack i learned from watching Tokyo Drift.
byu/imissbigmacs inlifehacks