Një veturë e vjedhur 28 vjet më parë nga një ish-pilot i Formula 1 në Londër është gjetur nga policia britanike

Një veturë e vjedhur 28 vjet më parë nga një ish-pilot i Formula 1 në Londër është gjetur nga policia britanike

Një Ferrari i rrallë i vjedhur 28 vjet më parë nga një ish-pilot i Formula 1 në Londër është gjetur nga policia britanike. Ferrari F512M i kuq u dorëzua në Japoni pasi iu mor Gerhard Berger në 1995, tha policia.

Makina, me vlerë 350,000 £, ishte një nga dy Ferrari-t e vjedhura. Tjetri mbetet i zhdukur, raporton BBC .

Një Ferrari i rrallë i vjedhur në 1995 është gjetur nga policia britanike / Foto Policia britanike

Oficerët thanë se ata po punonin me Ferrarin dhe shitësit ndërkombëtarë të makinave në një hetim “intensiv”. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Makina sportive u vodh në prill të vitit 1995 ndërsa Berger ishte në Çmimin e Madh të San Marinos në Imola, Itali.

Njësia e Krimit të Organizuar të Automjeteve dhe Agjencia Kombëtare e Krimit zbuluan se makina ishte në Japoni derisa u kthye në Britani në fund të vitit 2023. Ferrari lajmëroi autoritetet në janar pasi kreu kontrolle në modelin, i cili u ble në SHBA.

“Ferrari i vjedhur – me vlerë rreth 350,000 £ – ishte zhdukur për më shumë se 28 vjet përpara se ne të arrinim ta gjenim në vetëm katër ditë”, tha policia.

LEXO EDHE:

Back to top button