Një viktimë nga aksidenti në magjistralen Strumicë- Novo Sellë

Një person ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë aksidentit që ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në magjistralen Strumicë- Vendkalimi kufitar “Novo Sellë”, respektivisht në fshatin Samoillovo, transmeton Alsat.

Sipas informacioneve të SPB-Strumicë në aksident kanë marrë pjesë dy makina, gjegjësisht “Shkoda Fabia” dhe “VW Gold” si dhe një kamion me targa të Turqisë.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 37-vjeçari S.S. nga fashti Samoillovë, që po drejtonte makinën Golf, ndërsa 24-vjeçari T.K. nga Novo Konjarevo si dhe bashkëudhëtarja A.J. 27-vjeçe që ishin në makinën Shkoda Fabia, shoferi i kamionit, shtetasi turk M.K. 42-vjeç janë tranferuar në spitalin e Strumicës.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button