VMRO filloi mbledhjen e nënshkrimeve për të shtyrë regjistrimin e popullsisë

VMRO-DPMNE filloi mbledhjen e nënshkrimeve për të shtyrë regjistrimin e popullsisë të paralajmëruar për në prill. Kryetari i partisë Hristijan Mickoski, është i kënaqur me interesimin që qytetarët shfaqën për të dhanë nënshkrimin e tyre ditën e parë të fushatës. Sipas tij, regjistrimi i planifikuar është jo-evropian dhe i kurdisur.

Imagjinoni për katër vjet ne u zhytëm, fjalë për fjalë, në këtë kënetë dhe baltë politike, fjalë për fjalë nuk bënë asnjë projekt nga fillimi deri në fund. Imagjinoni si do të duket ky regjistrim i bërë për 20 ditë, sipas një recete të shkruar nga Zoran Zaev dhe LSDM? Unë do të ju them. Do të jetë turpërim – deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM dolën me mesazh për opozitën, se iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve nuk do ta shtyjë regjistrimin.

VMRO-DPMNE me Hristijan Mickoskin janë një parti anti-njerëzore, që punon kundër qytetarëve dhe kundër shtetit. Prandaj, është e qartë se lëvizja e Mickoskit është vetëm për përdorim brenda partiak dhe përmbushjen e tekave të tij. Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së, për të bllokuar këtë proces të rëndësishëm për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit, nuk do të kenë sukses – tha Snezana Kaleska-Vançeva- deputete e LSDM-së.

Regjistrimi në terren është planifikuar të mbahet nga 1 deri në 21 Prill. Para kësaj, do të fillojë regjistrimi elektronik i diasporës, përkatësisht në 1 Mars.

Andrea Çobanova

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button