Zbardhet vrasja e 67 vjeçares në Strumicë, dy fëmijë 13 dhe 14 vjeç autorë të vrasjes

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 14 vjeç dyshohen se kanë përdhunuar dhe vrarë një grua 67-vjeçare nga Strumica. Tmerri ka ndodhur dje në këtë barakë në qendër të Strumicës ku jetonte gruaja e moshuar. Pasi uniformat e policisë kishin dalë në vendngjarje, brenda shtëpisë kishin gjetur trupin e pajetë të gruas. Autopsia ka treguar se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës.

Zyrtarët e policisë nga departamenti i kriminaliatikës dhe Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë, pas marrjes së informatës operative për grabitje dhe përdhunim në një shtëpi në Strumicë, bënë kontroll dhe kishin gjetur të vdekur një grua 67-vjeçare nga Strumica. Është bërë autopsi dhe nga e njëjta ka rezultuar se vdekja ka ndodhur në mënyrë të dhunshme përmes mbytjes  deklaroi Toni Angelovski – Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Policia për një kohë të shkurtër ka gjetur dhe arrestuar dy të miturit. Njëri në moshën 14 vjeçe dhe tjetri në moshën 13 vjeçe. Pasi janë marrë në pyetje nga prokurori kompetent, 14-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit. Ndërsa 13 vjeçari është vendosur në institucion, nën kompetencat e Qendrës për Çështje Sociale në Strumicë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button