Zvarriten punimet për rrugën Grupçin-Zhelinë, projekti për asfaltimin nisi para 7 muajsh

Edhe pse si projekt ka nisur para 7 muajsh, rruga që lidh fshatin Grupçin me Zhelinën vazhdon të jetë e paasfaltuar. Për këtë sot reaguan forumet rinore të ASH dhe Alternativës, të cilët thanë se zvarritja e punës në terren për rregullimin e të njëjtës, detyron banorët që të shfrytëzojnë autostradën ku patjetër duhet të paguajnë taksë rrugore.

Sa për informacion, rikonstruimi i rrugës Karpallëk Zhelinë, ka filluar më 4 shtator të vitit të shkuar dhe po bëhen gati shtatë muaj, rikonstruimi i rrugës Grupçin Zhelinë, është ende në gjendje të mjerueshme. Përkundër prononcimeve të shumta nga an e komunës së Zhelinës, se nuk kanë mundur të punojnë shkaku i kushteve klimatike, e vërteta është se këtu nuk ka ndryshuar asgjë edhe pas premtimit të dytë se rruga do të përfundoj në Janar të këtij viti – tha Fatime Sherifi.

Këtyre akuzave, kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, u përgjigjet me një përditësim të premtimit, duke thënë se rruga do të përfundojnë brenda dy muajve.

Nga e hëna do të vazhdojnë punimet në atë rrugë dhe brenda dy muajsh ajo rrugë do të jetë e përfunduar dhe përfundimisht do jetë një rrugë me gjitha standardet që është dashur ti ketë që prej 35 vitesh – u shpreh Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.

Në periudhën kur u paralajmërua fillimi i punimeve në këtë rrugë, Sjediu kishte thënë se të njëjtat do të përfundonin brenda dy javësh. Rruga rajonale ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Zhelinës dhe Sarajit për arsyen se lidhë të gjitha vendbanimet e këtyre dy komunave.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button