Një vit nga paraqitja e rastit të parë me Covid-19! Mbi 55 milion të prekur në mbarë botën

Një vit nga rasti i parë i diagnostikuar me Kovid-19 në Vuhan të Kinës. Virusi me të cilin ishin infektuar 44 persona në një punëtori, pas analizës laboratorike rezultoi të jetë virus respirator. Autoritetet kineze sot e kësaj ditë nuk tregojnë identitetin e pacientit zero, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për një burrë 55 vjeç nga provinca Hubei në Vuhan i cili kishte deklaruar se simptomat e para i kishte më 17 nëntor.

Për pak javë virusi u transmetua në shumë shtete të botës, ndërsa më 31 dhjetor autoritetet shëndetësore në Kinë edhe zyrtarisht dolën me versionin shkencor mbi virusin të njohur si Sars Cov-2 apo Kovid-19. Në fillim të vitit 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë duke parë raportimin e rasteve në më shumë shtete shpalli pandemi globale.

Sot bota regjistron mbi 55.6 milion të infektuar, mbi 1 milion e 335 mijë viktima dhe afro 39 milion të shëruar. Raste janë regjistruar në 190 shtete.  SHBA-ja akuzoi Kinën për projektimin e virusit qëllimisht apo siç e quante presidenti në ikje, Donald Trump “virusi kinez”, sot zyrtarisht regjistron 86 mijë raste, 4.634 të vdekur, mbi 81 mijë të shëruar dhe me një mesatare 15-20 raste të reja në ditë. Në Maqedoninë e Veriut rasti i parë më Kovid-19 u regjistruar më 26 shkurt të këtij viti në qytetin e Dibrës. Autoritetet vendase dhanë alarmin për izolimin e qytetit të Dibrës për 30 ditë, derisa raste të reja regjistroheshin kryesisht në kryeqytet dhe qytetet më të mëdha si Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Manastir dhe Strumicë.

Për dallim nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut regjistron incidencën më të madhe të të infektuarve në 1 milion banorë, paralelisht me numrin më të madh të viktimave. Sot kur bota po vuan pasojat shëndetësore dhe ekonomike, në tregun farmaceutik janë paralajmëruar 4 vaksina ajo e Oksfordit, vaksina e kompanisë gjermano-amerikane Pfizer/BioNTech, vaksina ruse Sputnik dhe ajo e Kompanisë Moderna për të cilën pretendohet 95 për qind efikasitet. Procesi i vaksinimit pritet të nisë në fillim të vitit 2021, ndërsa OBSH alarmon se për të luftuar pandeminë me Kovid-19 nuk mjafton thjeshtë vaksina.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button