Një vit nga vdekja e Kobe Bryant, Vanessa: “Ende nuk duket e vërtetë”

Sot bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, i cili i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij 7-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Koha nuk ka mundur të lehtësojë dhimbjen për familjen e basketbollistit të ndjerë, por bashkëshortja e tij ka treguar se ku e ka gjetur arsyen për të jetuar gjatë këtij viti me këtë hidhërim kaq të madh.

Sot, në ditën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, Vanessa Bryant ka ndarë një Instagram një letër nga një mikeshë e Gianna-s, e cila ka treguar kujtimet e saj me të ndjerën.

Falenderuese për kujtimin që do të mbajë gjallë në zemrën e saj të bijën, bashkëshortja e Bryant ka shkruar fjalët rrënqethëse duke treguar se ende nuk i besohet që e gjitha kjo është e vërtetë.

“Më mungon vajza ime dhe Kob-Kob kaq shumë! S’do ta kuptoj kurrë pse dhe si kjo tragjedi mund t’i ndodhte disa qenieve njerëzore aq të mrekullueshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju duan.”- janë fjalët emocionuese të Vanessa-s në postim.

Kujtojmë se Kobe Bryant la pas 3 vajza, për të cilat po përkujdeset Vanessa, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe vogëlushen 18 muajshe Capri. muajshe Capri.

LEXO EDHE:

Back to top button