Njerëzit jetojnë këtu deri në moshën 35 vjeç, nuk ka kushte elementare të jetesës, por kjo është arsyeja pse ata banojnë?!
Njerëzit jetojnë këtu deri në moshën 35 vjeç, nuk ka kushte elementare të jetesës, por kjo është arsyeja pse ata banojnë?!

A keni menduar ndonjëherë se si është jeta në qytetin më afër hapësirës? Jeta e përditshme e banorëve të La Rinconada është e paimagjinueshme!
La Rinconada është qyteti më i afërt me hapësirën. Ndodhet në Andet peruane në 5100 metra mbi nivelin e detit, dhe ka 50 për qind më pak oksigjen, për këtë arsye e quajnë “vendi më djallëzor në botë”.
Në një video që është parë më shumë se 50 milionë herë, YouTuber-i dhe regjisori i filmave dokumentarë Ruhi Chenet tregoi se si është jeta në qytetin mbi retë dhe – nuk është aspak e lehtë (të paktën për të huajt).
Pse është jeta kaq e shkurtër në këtë vend?
Gjegjësisht, në këtë lartësi ekstreme atmosfera është dukshëm më e rrallë, për këtë arsye jetëgjatësia është 35 vjet. Popullsia lokale jeton me vetëm 50 për qind të niveleve normale të oksigjenit. Megjithatë, trupat e tyre kanë evoluar për të prodhuar dy herë më shumë qeliza gjaku se të tjerët.
“Në këtë djerrinë, asnjë pemë nuk mund të mbijetojë për shkak të presionit të ulët.” Ky qytet në Andet peruane është edhe 300 metra më i lartë se Mont Blanc, maja më e lartë e Alpeve Evropiane. “Larg nga bota moderne, është një vend ku krimi dhe rreziku janë gjithmonë afër,” shpjegoi Chenet.
Nuk ka kushte elementare për jetën
Ai ka treguar se menjëherë sapo ka zbritur nga taksi i është marrë mendja dhe kur është zgjuar në mëngjes është ndjerë shumë i lodhur. I dhimbte fyti dhe buzët i ishin çarë nga ajri i thatë, dhe megjithëse ishte verë, rrugët ishin me akull dhe erë të keqe dhe kishte mbeturina në të gjithë qytetin.

Aty njerëzit jetojnë në “kasolle metalike” pa energji elektrike, gjë që është shumë shqetësuese kur temperatura bie deri në -10 gradë në dimër. Ruhi gjithashtu vuri re se shumica e njerëzve përdorin tualete publike dhe dushe sepse nuk kanë ujë në shtëpi. Megjithatë, ka një arsye të mirë pse disa pranojnë të jetojnë në kushte kaq të vështira.
Pse njerëzit ende duan të jetojnë këtu?
“Njerëzit vijnë në këtë tokë të ashpër për një arsye të vetme – ari.” Rreth 50,000 njerëz u vendosën këtu, mes pirgjeve të plehrave, duke ëndërruar për pasuri”, shpjegoi ai.
Meqë ra fjala, La Rinconada ndodhet pranë një miniere ari dhe mes viteve 2001 dhe 2009, kur çmimi i arit u rrit me 235 për qind, popullsia u rrit me 30,000 banorë.