Njerëzit më jetëgjatë përdorin këto 3 truke kundër stresit: Mjaftojnë vetëm 30 minuta në ditë

Njerëzit më jetëgjatë përdorin këto 3 truke kundër stresit: Mjaftojnë vetëm 30 minuta në ditë

Ne hasim stres çdo ditë. Disa në një masë më të madhe, të tjerët në një masë më të vogël. Nuk është e panjohur që stresi është shkas për shumë sëmundje, veçanërisht nëse atij i shtohet një mënyrë jetese e shpejtë dhe e pashëndetshme. Megjithatë, njerëzit më jetëgjatë kanë mënyra që u mundësojnë të përballojnë më lehtë stresin dhe të kenë një jetë cilësore dhe të gjatë.

Sipas autorit Dan Buttner i cili studioi njëqindvjeçarët nga banorët e “Zonave Blu” që përfshijnë Ikaria (Greqi), Loma Linda (Kaliforni), Nicoya (Kosta Rika), Okinawa (Japoni) dhe Sardenja (Itali) ata fokusohen në tre gjëra. . Në këto pjesë të botës, ai studioi për shumë vite jetën dhe zakonet e tyre se si të shpëtonte nga stresi.

Gjumi

Dremitja e pasdites është pjesë e pandashme e banorëve të Ikarias. Siç thekson Buttner, “i gjithë fshati është i qetë gjatë gjumit të pasdites”. Ai përmendi një studim zviceran që vuri në dukje se dremitja e rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përveç përfitimeve për shëndetin e zemrës, një sy gjumë i pasdites ndihmon në balancimin e stresit. Mjafton rreth gjysmë ore në ditë për një pushim nga përgjegjësitë.

Orë e lumtur

Nëse i pyet sardenjtë se si të reduktojnë stresin dhe ankthin, ata do të rekomandojnë një ose dy gota verë në ditë. Sipas Buttner, orë të tilla të lumtura janë një dukuri e përditshme për shumë Sardenjë. Vera e tyre e zgjedhur? “Kanonau”, një varietet i kuq vendas.

 

 

 

Një lutje

Për adventistët që jetojnë në Loma Linda, Kaliforni, lutja është qetësuesi më i madh i stresit. Ata shpesh shkojnë në kishë çdo të shtunë. Shkuarja në kishë mund të jetë gjithashtu një mundësi për t’u shoqëruar me njerëz të tjerë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button