Njëri nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit, e ka ndryshuar deklaratën

Njëri nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit, e ka ndryshuar deklaratën

Vllatko Keshishov, njëri nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, gjatë seancës së sotme e ka ndryshuar deklaratën, gjegjësisht ka tërhequr deklaratën se i akuzuari i parë, Lupço Palevski Pallço, ka qenë i pranishëm gjatë dy vrasjeve. Në deklaratën që e ka dorëzuar në gjykatë, Keshishev ka thënë se i akuzuari Velibor Manev i ka bërë presion atij dhe të akuzuarit Bore Videvski që të thonë se Pallço ka qenë organizator dhe se ka shtënë në të dyja rastet. Në deklaratën e ndryshuar, Keshishov nuk ka shkruar asgjë për motivet dhe se kush në të vërtetë e ka qëlluar Vanjën dhe Pançen. Avokati i Keshishovit ka thënë se për ndryshimin e deklaratës është njoftuar para seancës së sotme dhe nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e deklaratës.

“Ashtu si ju, sot u njoha për herë të parë me deklaratën që na është dorëzuar si avokat mbrojtës përmes gjykatës. Ai ka shkruar një deklaratë, por nuk do të doja ta komentoj përmbajtjen, duke pasur parasysh se as nuk e di nëse shkrimi i dorës është i tij, nëse është i tij nënshkrimi, nëse e ka shkruar vullnetarisht, apo ndoshta…as që dua të mendoj se ka pasur dhunë ose kërcënim për deklaratë të tillë. Për sa i përket përmbajtjes do të flas me të dhe do t’ju informoj në vazhdim”, deklaroi Igor Efremov, avokat i të akuzuarit Vllatko Keshishov. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button