Njëri po shënon gol pas goli dhe tani ka arritur në 21 këtë sezon. Tjetri luajti si në ditët e tij më të mira në fitoren 5-1 në Lajpcig.
Harri Kejn e di mirë se çfarë cilësish zotëron ende kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer dhe sa i rëndësishëm është ai si lider për skuadrën.
“Ai na mbajti në lojë, është fituesi i ndeshjes,” tha me të drejtë Kejn pas vërshëllimës përfundimtare.
“Jemi shumë të lumtur që e kemi, është i jashtëzakonshëm, një shembull”, shpreh Kejn me superlativa.
Kejn shtoi se kishte qenë “një ndeshje e vështirë”, por se “mentaliteti i trajnerit” është i veçantë dhe reflektohet te lojtarët.








