Njihuni me bimën kundër mërzisë, kundër trishtimit dhe rikthimit të humorit!

Bimë mjekësore e quajtur Trumza, e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos. Efekti kryesor është ai kundër mërzisë, trishtimit dhe rikthimit të humorit, që e bën trumzën jo vetëm një erëz aromatike në kuzhinë por edhe një bimë që duhet rritur dhe mbajtur në shtëpi për të përmirësuar humorin dhe gjendjen emocionale të të gjithë familjes. Në botë numërohen plot 150 varietete të trumzës, por ajo më e përdorura për kultivim në shtëpi është Thymus Vulgaris.

Trumza rritet më së miri në vazo, për sa kohë e mbani atë në një vend të ndriçuar mirë nga dielli. Shpesh duhet ta rrotulloni vazon, që bima të marrë ndriçim nga të gjitha anët për të paktën 6-8 orë në ditë. Trumza lulëzon shumë bukur. Ajo çel lule me ngjyrë vjollcë, të bardha dhe rozë, të cilat janë edhe të ngrënshme dhe përdoren në sallata, garnitura dhe çaj.

Gjatë dimrit, trumza ka nevojë të qëndrojë ngrohtë. Halat e pishës janë ideale për të mbuluar bazën e bimës dhe mbrojtur atë nga ngricat. Gjatë pranverës dhe verës duhet ta krasisni trumzën, e cila ka tendencën të shpërthejë dhe të zerë shumë hapësirë. Gjethet dhe degët e trumzës mund të mblidhen gjatë gjithë verës.

Por nëse dëshironi ta thani trumzën, atëherë mblidhini degët, lidhini së bashku dhe varini kokëposhtë në një vend të ajrosur mirë dhe në hije. Gjethet mund t’i thani, piqni ose ngrini veçmas. Nëse dëshironi, mund t’i ruani në një enë të mbyllur mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button