Njohja e talebanëve nga SHBA, Biden: Kjo është shumë larg

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se para njohjes të talibanëve nga SHBA-ja është një rrugë e gjatë, pasi grupi pushtoi kryeqytetin afgan Kabul në mes të gushtit pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Kjo është shumë larg”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në një konferencë të enjten e kaluar, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se SHBA-ja nuk nxiton të njohë talibanët dhe do t’i gjykojë ata “nga veprimet e tyre”.

Më 31 gusht, SHBA-ja njoftoi përfundimin e përpjekjeve të saj për të tërhequr të gjitha forcat e saj nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë në historinë amerikane.

Dy javë para tërheqjes, talibanët pushtuan Kabulin, duke shkaktuar panik mes banorëve, ndërsa mijëra u dyndën në aeroportin e qytetit në përpjekje për të ikur nga vendi.

Rreth 130.000 njerëz, përfshirë amerikanë dhe afganë, janë larguar nga vendi si pjesë e një operacioni masiv evakuimi./AA/

LEXO EDHE:

Back to top button