Zhan Todt jep lajme të mira për gjendjen e Shumaherit

Zhan Todt, një nga njerëzit më pranë Mihael Shumaherit dhe familjes së tij, ka folur sot për gjendjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, i aksidentuar më shumë se 7 vite më parë (29 dhjetor 2013) dhe ende në fazë rikuperimi. Nëse informacionet për gjendjen e tij shëndetësore janë me pikatore, presidenti i FIA-s jep lajme shprese për fansat.

- Advertisements -

“Mihael Shumaheri po përmirësohet gradualisht, kjo është e sigurt”, tha Zhan Todt, që ka rrëfyer se e viziton shpesh ish-pilotin, me të cilin shkroi historinë e Formula 1 dhe të Ferrarit.

 

Todt u shpreh se e gjithë kjo histori e gjatë dhe e trishtë rikuperimi do të ketë një fund të mirë.

“Sigurisht që ai aksident ka patur pasoja, por me Mihaelli është gjithnjë pranë familja e tij”, tha Todt për “Bild”.

Ai sqaroi se bashkëshortja Korina po luan një rol thelbësor në shërimin e ish kampionit të botës në Formula 1.

“Kam kaluar shumë kohë me Korina pas aksidentit. Ajo po çon përpara punët e shtëpisë. Nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi i ra përsipër një barrë që nuk e priste dhe po e kryen shumë mirë punën. Kemi besim reciprok te njëri-tjetri”, tha Zhan Todt.

LEXO EDHE:

Back to top button