Nju Jorku “vjedh” plejmejkerin e Dallas Maveriksit

Xhejlen Bronson pritet të marrë një kontratë të pasur, për të vazhduar karrierën e tij te skuadra e Nju Jorku Niksit. Ai është një nga basketbollistët, të cilët shkëlqyen në kuadër të plej offin për skuadrën e Dallas Maveriksin.

Me këto paraqitje tërhoqi vëmendjen e skuadrave të mëdha, ndërsa në fund Nju Jork Niks vendosi të bëj hapin vendimtar. Skuadra e mirënjohur do të angazhojë plejmejkerin me një kontratë katërvjeçare, ndërsa gjatë kësaj periudhe, basketbollisti 25-vjeçar do të arkëtojë 110 milionë dollarë.

Kujtojmë se Bronsoni u zgjodh në draftin e NBA-s nga skuadra e Dallasit dhe kaloi katër vitet e fundit në fanellën e skuadrës nga Teksasit.

LEXO EDHE:

Back to top button