Nju Orlinsi bëhet lider në Perëndim, befason Bruklini  

Skuadra e Bruklinit regjistroi fitoren e 10-të radhazi pas triumfit 108-107 ndaj Atlanta duke qenë seria më e gjatë e fitoreve radhazi këtë sezon në NBA. Një ndeshje e ekuilibruar dhe me shumë rivalitet, vendosur në fund, ku u dallua Irving me 28 pikë e Durant me 26 pikë.

Ekipi i Çikago Bulls mundi 119-113 Milluokin, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Lindje. Antetokounmpo realizoi 45 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bulls u dallua DeRozan me 42 pikë.  Tjetër zhgënjim për Los Anxhelos Lejkersin, që u mundën 112-98 nga Majami, me Butler protagonist, autor i 27 pikëve, mbështetur edhe nga Adebajo me 23 pikë. Kampionët e Golden Stejtit fituan 112-107 ndaj Juta Xhazit, me Xhordan Poll, autor i 26 pikëve për Uarriorsat.

Në krye të renditjes në Perëndim ngjitet skuadra e Nju Orlinsit, që mundi 119-118 Minnesota, sfidë ku Zion Uilliamson ishte protagonist dhe autor i 43 pikëve.

Fiton edhe Sakramento, që mundi 127-126 Denverin, ku për miqtë nuk mjaftuan 40 pikët e Nikola Jokiçit.

NBA – Rezultatet

Detroit – Orlando, 121-101

Uashington – Feniks, 127-102

Atlanta – Bruklin, 107-108

Majami – Lejkers, 112-98

Çikago – Miluoki 119-113

Nju Orlins – Minesota, 119-118

Golden Stejt – Juta Xhaz, 112-107

Sakramento – Denver, 127-126

LEXO EDHE:

Back to top button