Njukasëll e kërkon, Barça nuk e lejon largimin për më pak se 100 mln euro

Njukasëll është gjithë sy e veshë nga Spanja, ndërsa ëndërron shumë që këtë verë të afrojë Rafiinja-n e Barcelonës. Braziliani nuk është duke kaluar një periudhë të mirë me trajnerin Çavi Hernandez për shkak të një sërë keqkuptimesh teknike, dhe sipas medieve spanjolle ai mund të dëshirojë të ndryshojë ambientin gjatë verës.
Barça, nga ana e saj, nuk do të vendoste barrikada përballë ofertës së duhur, që për katalanasit është jo më pak se 100 milionë euro.
Një shifër e përballueshme për klubin anglez, por duke iu referuar politikës financiare të ndjekur gjatë merkatove të fundit, nuk do të ishte habi që Njukasëll të mos rrezikonin të bënin një shpenzim të tillë.