Skuadra e KF Drita konfirmon trajnerin grek Vavalis

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KF Drita ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ka ulur në stol një trajner grek.

Bëhet fjalë për Akis Vavalis, i cili ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi në fund të sezonit të ardhshëm.

Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës. Vavalisit i bashkohet klubit nga Gjilani së bashku me ndihmësin e tij, Nikolaos Karabetakis.

“Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër”,  thuhet në njoftimin e klubit

LEXO EDHE:

Back to top button